Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Sterling i dhuron Anglisë kreun, Kroacia bën detyrën me Skocinë dhe eviton turpin

23:00 / June 22, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angli kroaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anglia, Kroacia dhe Çekia (si vend i tretë) janë tre skuadrat që janë kualifikuar ngë grupi D. “Tre Luanët” e Gareth Southgate mposhtën 1-0 Çekinë në “Wembley”, sfidë e vlefshme për vendin e parë në grup. Golin e fitores e realizoi Raheem Sterling në minutën e 12-të.

Ylli i Manchester City përfitoi nga një kros i Jack Grealish dhe shënoi me kokë. Vendi i parë me 7 pikë për Anglinë, që realizon objektivin minimal të Euro 2020.

Ndeshja plot emocione u zhvillua në “Hampden Park” të Glasgow. Fitorja ishte alternativa e vetme për Kroacinë dhe Skocinë. Në fund festuan nënkampionët e botës, që siguruan vendin e dytë në grup pas suksesit 3-1.

Nikola Vlasic shfrytëzoi një asist të Perisic dhe zhbllokoi takimin në minutën e 17-të. Vendasit nuk u dorëzuan dhe Callum McGregor ndezi atmosferën në stadium, duke gjetur golin e barazimit në limitet e pjesës së parë. Shumë i bukur goli i mesfushorit të Celtic. Pjesa e dytë foli për Kroacinë, që përfitoi nga eksperienca dhe kualiteti. Luka Modric dhuroi “show” pas një ore lojë me golin e tij, teksa triumfi u vulos nga goli me kokë i Ivan Perisic.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.