Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohen fjalët e fundit të Princeshës Diana! Ja çfarë tregon zjarrëfikësi që i dha ndihmën e parë pas aksidentit fatal

19:48 / June 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diana hong kong1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shef zjarrfikësish që ishte një nga personat e parë që ndihmoi Princeshën Diana pas përplasjes së saj fatale në Paris, ka folur për herë të parë për fjalët e fundit që i tha princesha.

Shefi i zjarrfikësve, i cili ishte ndër personat e parë që ndihmoi Princeshën Diana pas aksidentit që i mori jetën, ka treguar për herë të parë fjalët e fundit që ajo i tha.

Rreshter Xavier Gourmelon tha për “Daily Mail” se kur arriti në vendin e aksidentit në gusht të vitit 1997, Diana ishte ende duke lëvizur dhe duke folur.

“Ajo foli në anglisht dhe tha: ‘O Zot, çfarë ka ndodhur?’ Unë mund ta kuptoja, kështu që u përpoqa ta qetësoja. Po i mbaja dorën,”- tha Gourmelon, i cili ka dhënë deklaratat e tij në polici, por kurrë më parë nuk kishte folur për shtypin.

Përplasja në një nënkalim la menjëherë të vdekur shoferin Henri Paul si dhe të dashurin e ri të Dianës, Dodi Fayed.

Diana, megjithatë, dukej fizikisht mirë përveç një shpatulle të dëmtuar, kujton Gourmelon, i cili nuk e kishte idenë se po përpiqej të shpëtonte një princeshë.

Vetëm pasi ajo u mor me një ambulancë, ai zbuloi se kush ishte nga një kapiten në vendngjarje.

“Ai më tha se kush ishte ajo. Po, unë e njihja, por në atë moment nuk e njoha,“- tha ai për tabloidin.

Një nga personat e parë që u përpoq ta ndihmonte princeshën, ishte edhe mjeku jashtë shërbimit, Frederic Mailliez, i cili kaloi në skenën e aksidentit ndërsa po kthehej në shtëpi nga një festë.

Ai pa dy persona që ishin me sa duket të vdekur dhe dy të tjerë, përfshirë truprojën e Dianës, që ishin plagosur rëndë, por ende gjallë. Ai së pari ndihmoi Dianën, e cila ishte në pjesën e pasme të makinës.

“Zbulova se ishte një grua e bukur dhe nuk kishte ndonjë dëmtim serioz në fytyrë. Ajo nuk ishte gjakosur, por ishte pothuajse pa ndjenja dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ajo dukej mirë në minutat e para,“- kujton ai.

“Kështu që fillova t’i flas anglisht asaj, duke i thënë se isha mjek dhe se ambulanca ishte duke ardhur dhe gjithçka do të shkonte mirë. Dhe kështu u largova nga skena pa e ditur se kë isha duke trajtuar. ”

Lajmi i vdekjes së princeshë Dianës tronditi gjithë botën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.