Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialsite për Integrim janë përgatitur për protestën e paralajmëruar para Parlamentit teksa do të mbahet seanca plenare.
Pranë redaksisë së gazetës “TemA” një qytetar ka përcjellë paralajmërimin se “selia blu” ka përgatitur disa bomba molotov të cilat do të hidhen drejt Kuvendit.
Kryedemokrati Lulzim Basha dhe liderja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë njoftuar të gjithë aktivistët e tyre që të jenë të pranishëm.
Ndërkohë, Bashkia Kamëz ka urdhëruar që administrata të jetë aty./TemA/

