Ndërsa jashtë sallës së Kuvendi të Shqipërisë opozita kryente protestën e radhës pas djegies së mandateve, në kuvend qeveria mbajti disa fjalime ndërsa diskutohej për ngritjen e dy strukturave të rëndësishme për reformën në drejtësi. Ajo që ra në sy gjatë fjalimeve të përfaqësuesve të shumicës qofshin ministra apo deputetë ishte fakti që për mazhorancën “aksioni i opozitës ka të bëje me frikën që sjell reforma në drejtësi”. Pothuajse të gjithë deputetët dhe dy ministret, ajo e marrëdhënieve me Parlamentin znj.Spiropali dhe Ministrja e Mbrojtjes znj.Xhacka, e vendosen thelbin tek frika nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe krijimi i drejtësisë së re tashmë me konsolidimin e institucioneve të saj.
Add A Comment