Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Miqësia e hekurt” Serbi-Kinë / Xi Jinping premton mosnjohjen e Kosovës, Vuçiç uron Partinë Komuniste

10:36 / June 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xi Jinping premton mosnjohjen e Kosoves Vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina është e gatshme që të forcojë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me Serbinë në të gjitha fushat. Gatishmëria është shprehur gjatë një bisede telefonike, që presidenti kinez, Xi Jinping ka zhvilluar me atë serb, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti thotë se të dyja vendet po përballen me sfida, por edhe me mundësi të shumta thellimi bashkëpunimi dhe duhet të shohin nga e ardhmja që t’i ndërtojnë këto marrëdhënie në një perspektivë strategjike dhe afatgjatë.

Duke vënë në dukje se populli serb i kushton një rëndësi të madhe miqësisë me Kinën, Xi tha se miqësia e forcuar “me hekur” Kinë-Serbi është më e vlefshmja dhe meriton të përkrahet fort dhe të përcillet nga brezi në brez.

Siç raportojnë mediat shtetërore kineze, Xi e garantoi Vuçiç se Kina nuk do të ndryshojë qëndrim në lidhje me Kosovën dhe u shpreh se të dyja vendet duhet të mbështesin me vendosmëri njëra-tjetrën, ndërsa bëjnë përpjekjet përkatëse për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e tyre kombëtare.

“Kina dhe Serbia duhet gjithashtu të forcojnë koordinimin në çështjet multilaterale, të mbështesin me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në thelb të saj, të mbrojnë të drejtën ndërkombëtare dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të praktikojnë multilateralizmin e vërtetë”, tha Xi.

Vuçiç e ka uruar me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste kinezë, nën udhëheqjen e së cilës, vuri në dukje Vuçiç, Kina ka bërë arritje të mëdha që kanë tërhequr vëmendjen në të gjithë botën, kanë arritur prosperitetin kombëtar dhe janë bërë një forcë e rëndësishme në promovimin e paqes dhe zhvillimit në botë.

Vuçiç tha se ai beson fuqimisht se Partia Komuniste do të vazhdojë të drejtojë popullin kinez të ecë përpara përgjatë rrugës së socializmit me karakteristikat kineze. Kina është një mik i madh i Serbisë dhe marrëdhëniet Serbi-Kinë janë në të mirën e tyre në histori, tha Vuçiç, duke shtuar se pala serbe është shumë krenare për miqësinë e hekurt midis Serbisë dhe Kinës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për dëshmitarët

12:03 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.