Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS mbledh Asamblenë në fund të Gushtit, Balla jep detaje: Në qeveri figura të reja

11:43 / June 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla qeveria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa pritet shtatori për formacionin e ri qeveritar, socialistët nuk do të humbasin kohë as për të zëvendësuar Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit, i cili vetëm disa javë më parë i dha fund rrugëtimit në politikë. Numri 2 i Partisë Socialiste Taulant Balla tregon në Klan News se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare, aty ku pritet që kryeministri Rama të vendosë se kush do e drejtojë Kuvendin dhe për 4 vitet e ardhshme.

“Këto janë vendimmarrje që do merren në kohën e duhur. Si praktikë, gjithmonë në Asamblenë Kombëtare të fund gushtit, kryetari i partisë i cili sipas rregullave të partisë sonë ka atributin për të bërë propozime konkrete”.

Ndonëse nuk ka emra për ministrat e rinj që do emërohen në shtator, Taulant Balla flet me bindje për përfshirjen e figurave të reja në kabinetin qeveritar.

“Është kryeministri ai që do të vijë me propozimet e tij konkrete, të cilat ato duhet dhe gjithmonë kanë bërë një ndërthurje mes eksperiencave të konsoliduara dhe kontributeve të reja për ti dhënë qeverisë sa më shumë energji dhe sa më shumë grintë për të çuar më përpara një sërë reformash dhe për të startuar reforma të reja”.

Për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, Taulant Balla kërkon heshtjen e politikës derisa të flasë Gjykata Kushtetuese.

“Politika në tërësi, duhet të heshtë dhe t’ia lëmë gjykatës Kushtetuese dhe të shprehet për këtë çështje. Sa i përket zgjedhjes së një presidenti të ri, kjo është një çështje që unë mendoj se duhet të marrë kohën e vet, por ftesa e PS ka qenë që edhe çështja e zgjedhjes së një presidenti të ri të jetë pjesë e një pakete më të gjerë. Sa kohë që nuk ka një vakancë nuk mund të fillosh diskutimet”.

Shtatori pritet të jetë muaji i nxehtë i politikës por që do të shtojë jo pak edhe ethet e qeveritarëve aktualë. Performanca e deritanishme e tyre, si dhe rezultati personal në zgjedhjet e 25 prillit, do të luajë një rol kyç për fatin e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.