Turi i Francës ka filluar dje me dy rrëzime masive që kanë sjellë dëmtimin e shumë prej protagonistëve që pritej të kishin rol kryesor në garën e këtij viti. Këtë herë, fajin e kishin tifozët që rreshtohen në krah të rrugës për të ndjekur kalimin e çiklistëve dhe policia ka shpallur në kërkim një femër e cila shkaktoi rrëzimin e parë.
Sipas mediave franceze, kjo tifoze rrezikon një vit burg, pasi shkaktoi një nga rrëzimet më të rënda në historinë e garës së famshme, e pastaj u largua nga vendngjarja. Hetuesit kanë bërë të ditur se kanë hapur një procedim penal ndaj tifozers në fjalë që nuk është identifikuar ende, por ishte përgjegjëse e asaj që ndodhi në rrugë gjatë etapës së parë.
Ajo mbante një parullë që ia drejtonte kamerës, ku shkruhej një mesazh për gjyshërit dhe gjyshet. Ajo mendohet se ishte një shtetase gjermane dhe mbante syze të mëdha dielli, teksa po i buzëqeshte kameras, duke mos parë se kishte çiklistet shumë afër dhe i zuri rrugën Toni Martin.
Ky u fundit u përplase me të dhe nisi reagimin zinxhir që solli rrëzimin e thuajse të gjithë grupit, me garuesit që pësuan dëmtime serioze aq sa u tërhoqën plotësisht nga gara. “Tifozja që e shkaktoi është larguar nga skena e ngjarjes dhe po bëhet e pamundura që ta gjejmë”, tha një zëdhënës i xhandarmerisë së krahinës së Finister ku ndodhi ngjarja. Akuzat e ngritura kundër saj mund taë sjellin dënimin me burg deri në një vit dhe një gjobë deri në 15 mijë euro. Ajo mund të përballet edhe me një procedim penal nga organizatorët e turit të Francës.
