Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar këtë të hënë pas ngjarjeve tragjik në vend, aksidentit ku u shua një familje dhe masakrës së Velipojës, duke u shprehur se policia nuk ndjek dot çdo makinë dhe as sheret në mesnatë mes fqinjve. Ai tha se rastet kërkojnë reflektim.
“Policia e Shtetit përtej të metave apo dobësive të saj dhe përmirësive të mëtejshme që duhet dhe do të bëhen, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit dhe as nuk mund të parandalojë sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjve. Të dy rastet fatale kërkojnë reflektim nga të gjithë, përfshirë këtu dhe policinë e shtetit që gjatë mandatit tonë të tretë qeverisës do i vihet në dispozicion edhe dron superinteligjent”, tha Çuçi.
Sipas ministrit të Brendshëm faji është i gjyqtarëve, duke përmendur edhe emra prokurorësh e gjyqtarësh për vendimet skandaloze që kanë dhënë per persoa që kanë qenë protagonist të krimeve.
“Reagim të shpejtë dhe energjik nga ILD dhe strukturave të reja drejtuese të sistemit gjyqësor ndaj individëve të rrezikshëm për shoqërinë tonë”, tha ai.
