Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shua familja/ Nëna rrëfen bisedën: Po këndonin e kërcenin, po prisnin me padurim të vinin

14:03 / June 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nena 770x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatbardha, nëna e Silvana Gushit që humbi jetën bashkë me bashkëshortin dhe dy vajzat e mitura në aksidentin e rëndë në aksin Levan-Vlorë ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të gazetares Evis Ahmetaj bisedën e fundit me të bijën, të cilën kishte një vit pa e parë.

Ajo tha se kishin folur në darkë dhe vajza me mbesat e burrin po kërcënin e këndonin, e mezi prisnin të vinin në Shqipëri.

“Mama po vijmë tha, në darkë u llafosa me vajzën. Më tha në 7 hapet dogana dhe në 8:30 jam aty. Po llafoseshim, po këndonin e kërcenin në makinë bashkë me vajzat. Po prisnin me padurim të vinin tek nëna.
Vjet në qershor ishin, qëlluan 15 ditë. Atë ditë që ka ikur, i kemi ngritur fëmijët pa ngrënë se kishim hall se mbyllej kufiri. Atë ditë para një viti ikën pa ngrënë dhe vajza e vogël duke qarë se nuk donte të ikte, donte të rrinte me nënën se kam rritur vetë. Të keqen motra çfarë më ka bërë i ligu, më mbylli derën”, rrëfen mes lotësh Fatbardhja.

Ajo tregoi më tej se vajzën e vogël e kishte rritur vetë, pasi më herët vajza me familjen kishin qëndruar në Shqipëri.

“Silvana ime, ishte vajza ime e madhe, ishte vajza më e mirë. Të gjithë vëllezërit dhe motrat, i gjithë fisi thoshin si vajza jote nuk ka. Po vajza ime po ha dhe. Mbesat i kisha të shkëlqyera dhe dhëndrin e kisha shumë të mirë, ma mbante vajzën. Ishin familje e rregullt, me shkollë. E madhja ka lindur në Greqi, kurse Eva ka lindur këtu, e kam rritur nëna deri 6 vjeç. Ishin në Greqi, nuk bënë dot dokumentet dhe erdhën u kthyen. Para 2 vitesh ikën prapë, se kishin vajzën e sëmurë. Më mbylli derën e vajzës. I lutem shtetit, të keqen o shtet bëj detyrën që të takon. Presidentit, kryeministrit, policisë, doktorëve, policisë, të vënë dorën në zemër. Kam marrë katër plumba, mos t’i marrë asnjë siç i kam marrë unë”, tha e dëshpëruar nëna.

Familja Gushi, kryefamiljari Eduarti, 44 vjeç, Silvana, 33 vjeçe dhe 2 vajzat Anastasia dhe Eva humbën jetën të premten e 25 qershorit në aksin Levan-Vlorë teksa ktheheshin për pushime nga Greqia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

21:10 / October 28, 2026

Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në “listën e zezë”

20:08 / October 28, 2026

Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në “fushë” Anti-Terrori, në hetim Gent Progni, linçoi policët

19:30 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.