Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ekspozita “Care and Dare”, Kushi: Ndërgjegjësimi dhe edukimi që në bankat e shkollës

10:57 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kushi ekspozita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi mori pjesë në ekspozitën sensibilizuese të pikturave “Care and Dare”, e organizuar në sheshin “Nënë Tereza”.
“Nuk ka ide më origjinale se sa të përdorësh artin për të edukuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”- është shprehur Znj. Kushi në fillim të fjalës së saj.

Ministrja Kushi ka falënderuar të gjithë nxënësit artistë në mbarë Shqipërinë që me pikturat e tyre kreative shprehën botëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth këtij fenomeni.
“Faleminderit ‘Tirana Art’ dhe Ambasadorja Holandeze Guusje Korthals Altes për kontributin dhe mbështetjen e kësaj nisme kaq kuptimplotë”.

Duke folur për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, Znj. Kushi nënvizoi se për fat të keq ka ende gra dhe vajza që nuk gjejnë guximin e duhur për të treguar kur janë të abuzuara, dhunuara apo trafikuara ose kur shohin raste të tilla.

“Si ministre, si grua dhe si nënë mendoj se fushata për të sensibilizuar dhe edukuar kundër këtij fenomeni duhet të fillojë nga shkolla, nga edukimi që në moshë të vogël. Shoqëria, prindërit, institucionet tona duhet të bëjnë më shumë për t’i dëgjuar dhe mbështetur fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore” – tha Znj. Kushi.

Më tej ajo shtoi se në shkolla nxënësit i edukojmë që të jenë jo vetëm nxënës të mirë, por edhe qytetarë model, që të përqafojnë vlerat më të mira të shoqërisë. Gjithashtu, ajo tha se fëmijët i edukojmë që të flasin me nënën e tyre, me shoqen, me mësuesen, me punonjësit psikosocial.

Sipas ministres, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të mund të jetë e suksesshme vetëm nëse do të kemi një bashkërendim të të gjitha institucioneve, organizatave, shoqërisë, familjes apo prindërve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë pritet të ulet me 32 lekë

13:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.