Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me reformën në policinë e Shtetit. Rama tha se reformë do të bëhet në të gjithë kabinetin qeveritar për tu përgatitur për mandatin e tretë.
Përsa i përket reformës në policinë e shtetit ai tha se ishte e planifikuar por do të ndodhë më shpejt për shkak të ngjarjeve të fundit.
“Koencidencë por nuk ka asnjë problem në këtë aspekt. Përkundrazi, një arsye më shumë dhe ngjarjet që kanë ndodhur sepse unë dua ta nënvizoj që mos të krijohet asnjë keqkuptim, meqë ministri i Brendshëm dje një pjesë e madhe e juaja ia morën fjalët dhe ia kthyen përmbys. Nuk është asnjëherë një ngjarje e çfarëdo niveli, sektori, e lëre pastaj një ngjarje në sektorin e punëve të brendshme që ka edhe fatalitete, pavarësisht përgjegjësisë direkte ose jo, një arsye për të larë duart. Asnjëherë. Përkundrazi çdo ngjarje është një motiv i fortë për ti bërë gjërat më mirë. Kur unë them që në ngjarjet në fjalë sulmiu është absurd, nuk kam parasysh se policia e bëri mirë punën e vet. Kam thjesht parasysh faktin që nuk është vetëm policia në një vend demokratike apo në çdo vend tjetër ajo që garanton gjithçka. Procesi i ndryshimeve në nivelet e larta të policisë së shtetit do të bëhet më shpejt se sa ishte i planifikuar, por ishte i planifikuar”, tha Rama.
