Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejt një rrjeti rrugor të fortë që garanton sigurinë për të na e bërë më tërheqës udhëtimin në rrugë

14:31 / June 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e sigurisë rrugore ishin në qendër të diskutimeve në aktivitetin e organizuar nga Projekti i  binjakëzimit i BE-së “Forcimi i kapacitetit të Autoritetit Rrugor Shqiptar në aplikimin e praktikave të qeverisjes së mirë për planifikimin, menaxhimin, prokurimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e investimeve rrugore”.

Ky event mblodhi bashkë aktorë të ndryshëm nga niveli politikbërës a deri tek ai akademik, shoqatat e ndërtuesve, si dhe ekspertë të të dy institucioneve shqiptare dhe polake në sektorin e menaxhimit rrugor për të ndarë njohuritë e tyre mbi zgjidhjet organizative, teknike dhe edukuese për Shqipërinë, si dhe për të shkëmbyer ide mi drejtimet e mëtejshme strategjike në të ardhmen.

“Shkuarja drejt një menaxhimi më të qëndrueshëm të sigurisë së infrastrukturës rrugore është sot në plan të parë të politikave të transportit të BE-së dhe të Qeverisë Shqiptare. Strategjia Kombëtare e Transportit që po zbatohet në Shqipëri që prej vitit 2016 është duke i dhënë një shtysë të re këtij objektivi, duke e bërë sigurinë rrugore gurin e themelit për një rrjet transporti shumë të zhvilluar. Një sistem i menaxhimit të sigurisë rrugore ofron një shans për reduktimin e humbjeve personale, ekonomike, materiale dhe mjedisore në aksidentet rrugore. Direktiva e re e BE-së për Menaxhimin e Sigurisë së Infrastrukturës Rrugore, ndryshe e njohur gjerësisht si “direktiva humane, e bën individin subjekt dhe sigurinë e tij prioritet në projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Për një përmirësim të dukshëm të sigurisë rrugore, në radhë të pare, duhet të kuptojmë se ajo është një përgjegjësi e përbashkët ndërmjet ligjvënësve, adminstratorëve të rrugëve, shërbimeve të mirëmbajtjes dhe atyre të emergjencës, policisë, projektuesve, ndërtuesve, prodhuesve të makinave dhe e vetë njerëzve, të cilët janë të parët që përfitojnë dhe që kontribojnë në një menaxhim të mirëzhvilluar të sigurisë së trafikut”, u shprehën diskutantët.

Theksi u vu gjithashtu në impaktin që kanë zgjidhjet e Sistemeve Inteligjente të Transportit në nivelin e sigurisë rrugore, si dhe në aspektet mjedisore. Të udhëtosh në mënyrë të sigurtë në një mjedis rrugor sa më miqësor për ata që udhëtojnë, integrimi i zgjidhjeve të gjelbra dhe të zgjuara, shkëmbimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjive moderne të qëndrueshme, siç janë Sistemet  Inteligjente të Transportit (ITS) ishin tematika që u evidentuan në këtë kontekst. Ato na i bëjnë udhëtimet më të zgjuara, më të shpejta, më të sigurta dhe më komode.  

Aktiviteti ishte një mundësi për të diskutuar edhe çështje që lidhen me gjendjen e rrugëve ekzistuese në Shqipëri, faktorët me të rëndësishëm që shkaktojnë aksidentet rrugore, gjërat që duhet të ndryshojnë në sjelljen e përdoruesve të rrugës, si edhe nevojat për ndërhyrje rregulluese.

Gjithashtu, ky aktivitet tematik shërbeu edhe si një plaftormë për të prezantuar një nga produktet më të rëndësishme të projektit të binjakëzimit – Klasifikimi i Sigirisë Rrugore të Rrugëve Kombëtare në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.