Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në Shqipëri.
Zyrtari i lartë i SHBA-së pas vizitës në kryeministri me Edi Ramën ka shkuar menjëherë tek selia blu për të takuar kryedemokratin Lulzim Bashën.
Ai u prit në hyrje të selisë nga Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku ndërsa brenda e pret Lulzim Basha.
Ndërkohë Reeker shoqërohet në këto takime nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Po ashtu në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune.
