Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Oficerët e sigurisë në shkolla, Kushi: Të parandalojmë fenomenet negative sociale tek nxënësit

12:21 / June 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi dhe Drejtori i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) Z. Gerti Janaqi kanë zhvilluar një bashkëbisedim me oficerë të sigurisë të shkollave të ndryshme të vendit.

Në fokus të takimit ishte njohja nga afër me nevojat kryesore që oficerët e sigurisë kanë në punë dhe shtyrja përpara e kontributit të tyre në krijimin e ambienteve miqësore e të sigurta përmes marrëdhënieve të qëndrueshme me nxënësit, stafin e shkollës, prindërit dhe mbarë komunitetin.

Ministrja Kushi i falënderoi fillimisht oficerët e sigurisë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë përgjatë pandemisë dhe u shpreh se ata janë të përzgjedhur si profesionistë shumë të mirë, janë trajnuar dhe trajnohen në mënyrë të vazhdueshme që të menaxhojnë dhe parandalojnë situata të ndryshme rreziku.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkërendimit të punës me të gjithë aktorët e përfshirë në mënyrë që të krijohet sinergjia e nevojshme me stafet shkollore, komunitetin, prindërit dhe institucionet e tjera.

“Nëse kemi bashkërendim dhe bashkëpunim, atëherë rriten më shumë shanset që ne ta kryejmë me sukses këtë funksion dhe të minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur fenomenet sociale negative që i kemi në shkollat tona”, – tha Kushi.

Ndërkohë, Drejtori i ASCAP Gerti Janaqi cilësoi faktin se do të ngrihet një rrjet profesional i oficerëve të sigurisë, i njohur dhe i certifikuar nga MASR, i cili do të ketë një metodologji të mirëfilltë pune dhe do të vijojë me trajnime të vazhdueshme që plotësojnë nevojat e përditshmërisë së oficerëve të sigurisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.