Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dronët “Bayraktar” nga Turqia vijnë së shpejti. Kompania prodhuese do demonstrojë në Shqipëri mënyrën e përdorimit

17:28 / June 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka realizuar marrëveshjen për blerjen e dronëve super inteligjentë nga Turqia. Pajisjet fluturuese do të përdoren vetëm për qëllime civile dhe në ndihmë të policisë së shtetit. Një ditë më parë, mediet turke thanë se Shqipëria do pajisej me dronë të quajtur “SIHA”, të cilët mund të mbajnë edhe armatim.

Shqipëria do të marrë edhe dronët e quajtur “HIA” të prodhuar nga kompania “Bayraktar TB2”. Këto janë pamjet e dronëve të porositur nga qeveria shqiptare, si këta dronë u përdoren nga ushtria e Azerbaxhanit në konfliktin e armatosur në Nagorni Karabak me ushtrinë armene dhe falë këtyre dronëve Bakuja e fitoi luftën.

Megjithëse marrëveshja nuk është bërë publike nga qeveria shqiptare, sipas medias turke, bëhet fjalë për blerjen e dy lloj dronesh të markave “SIHA” dhe “IHA”. Dronët SIHA janë të aftë edhe për të goditur me municion ushtarak objektiva të caktuar. Ndërsa dronët IHA janë prodhuar vetëm për vëzhgim dhe mbledhje të dhënash.

Burimet i thanë Top Channel se në javët në vijim planifikohet që kompania turke, të prezantojë dhe demostrojë në Tiranë, funksionin e këtyre dronëve të cilët kanë aftësi të qëndrojnë në qiell 24 orë.

Por përse qeveria ia dërgoi për miratim kuvendit shtesën prej 8 milionë e 200 mijë eurosh në llogaritë e ministrisë së mbrojtjes, e cila do të lëvrojë pagesën për këto paisje dronësh?

Të njëjtat burime qeveritare pohuan se kemi të bëjmë thjesht me një teknikalitet dhe jo blerje dronësh për qëllime ushtarake.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.