Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Socialisti i sulet kryetarit të bashkisë së Vlorës: Dritan Leli ktheu në qytet e puno, lëri pushimet në Milano

19:01 / June 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan leli kandidat i ashe per vloren foto harilla koci 1496927205 9654938
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ndërsa ngërçi mes kryetarit të bashkisë së Vlorës dhe këshilltarëve vazhdon, deputeti Fate Velaj është socialisti i radhës që sulmon Dritan Lelin. Në një postim në Facebook, deputeti i PS-së thotë se kryetari i bashkisë së Milanos i mbylli derën, prandaj i kërkon Lelit, mbiemrit të të cilit i shton edhe një “S” në fund, që të kthehet në Vlorë dhe të punojë.

“Ktheu në qytet e puno, Dritan Leli…pasi gënjeu e mashtroi dynjanë me ngjyrën vishnje të fytyrës, mbasi e paraqiti atë ngjyrë si ‘Namuz’, pasi i doli boja në qytet e tërë Shqipërinë, Dritan Lelis, tentoi të mashtroj edhe Italinë fqinje dhe jo ndonjë qytet dosido, por Milanon.

Mbasi e kishte mbyllur derën e teatrit për Këshillin Bashkiak, pasi i kishte lenë ata të prisnin për të disatën herë, ai, nga frika, u skuq e u përcëllua nga inati dhe të dielën, e hapi derën e teatrit për Edi Ramën, por, tre ditë më pas, sot, e mbylli përsëri për Këshillin Bashkiak duke i lënë në mes të diellit.

Dhe pikërisht sot, me përskuqjen futur në xhepin e majtë të xhaketës, u nis ta shpaloste në mes të Italisë. Kërkoi fillimisht të takonte Giuseppe Sala, kryetarin e Bashkisë së Milanos për të dalë një foto me të e të na i tregonte neve, se ai, përskuq këdo që ja do puna për të arritur qëllimin. Por, Giuseppe Sala nuk pranoi ta takonte duke i treguar përpara fytyrës, derën e mbyllur të bashkisë së metropolit Lombard.

Dhe akoma më keq, ose më saktë më zi, për të ardhur me një fotografi si strategu i zhvillimit të qytetit, ai që sjellë projekte afatgjata, trokiti tek një OJF që bazohet tek doktrina sociale kishës katolike dhe takoi dikë, një pa emër e që se morëm vesh se kush ishte e çfarë përfaqësonte. Pra, në një kohë që Këshilli Bashkiak, qyteti vetë e pretë të punoj, ai bënë Vacanze Milanese për të manaxhuar të kuqen e fytyrës përzjerrë me të zezë bloze” shkruan ai.

fate 1 1

Ditën e sotme anëtarët e këshillit bashkiak Vlorë ashtu siç kishin paralajmëruar u mblodhën për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit “Petro Marko”, por dyert e tij ishin mbyllur sërish. Anëtarët e këshillit bashkiak vendosën që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës, pa kryetarin Leli, por mbledhja dështoi. Pak ditë më parë Edi Rama u shpreh në Vlorë se në PS nuk ka vend më për Dritan Lelin.

dritan leli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.