Pronari dhe administrator i “Hotel Regina Group”, Vasil Bedini, i cili u mashtrua nga një qytetar italian, ka treguar se ky i fundit është ‘dorëzuar’.
Një ditë pasi lajmi ‘mori dhenë’ në të gjitha mediat vendase dhe fotoja e italianit qarkulloi kudo, qytetari ka marrë vetë guximin që të telefonojë Bedimin që e mashtroi me një çek fals dhe të kryente një pjesë të pagesës.
Në një prononcim për mediat, Bedini tha se italiani ende nuk e ka shlyer të gjithë pagesën, por vetëm një pjesë.
“Na ka kontaktuar sot. Ka bërë një ndalesë dhe ka bërë transfertën e një pjesë të parave. Ende nuk e ka shlyer të gjithë shumën,”- tha Bedini ndër të tjera.
Italiani akomodoi për një javë të gjithë të ftuarit e tij në dasmë në hotëlin ne Vlorë. Ai bëri ceremoninë martesore me anë të së cilës kurorëzoi dashurinë me një shqiptare dhe u largua duke lënë si pagesë një çek fals. Pasi kjo gjë u zbulua, faqja zyrtare e hotelit publikoi foton e italianin duke e denoncuar atë për mashtrim.