Me rastin e përfundimit të detyrës, ambasadori britanik Duncan Norman ka organizuar një pritje lamtumire për Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes.
Siç shihet edhe nga këto foto të siguruara nga Tirananews, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në këtë pritje i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi.
Ndryshe nga Berisha që duket se ka prishur marrëdhëniet me përfaqësitë diplomatike, Lulzim Basha vijon të ketë raporte korrekte me ta.
Ndërkaq, kujtojmë që Lulzim Basha ka dhe një lidhje të veçantë me Hollandën, pasi jo vetëm ka studiuar atje, por bashkëshortja sëbashku me dy vajzat e tij kanë pasaportë hollandeze.
