Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare ish-Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Donald Rumsfels.
Rumsfeld shërbeu në administratat republikane të Presidentëve Gerald Ford dhe George Bush, ndërkohë që ishte mbikqyrësi i luftës së SHBA në Irak.
Rumsfeld ishte gjithashtu një kongresmen për tre mandate në Illinois (1963–69); drejtor i Zyrës së Mundësive Ekonomike (1969–70); këshilltar i presidentit (1969–73), përfaqësuesi i përhershëm i SHBA në NATO (1973–74); dhe shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë (1974–75).
