Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gruas i ra të fikët, fëmija dy vjeç i fshinte gjakun”/ Dëshmitarët tregojnë skenën e rëndë kur burri dhunoi bashkëjetuesen në mes të Tiranës

15:54 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 7cc64843adadb216ca340ef43e0aacc2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e 28 qershorit qytetarët e Rrugës së Kavajës në Tiranë u tronditën nga një skenë brutale që ndodhi në sy të tyre.

Një burrë rreth 40 vjeç nën efektin e alkoolit dhunoi në mënyrë makabre bashkëjetuesen e tij. Burri, i cili vetëm disa minuta më vonë u prangos nga policia qëllonte me grushte e shkelma të renë në sy të dy fëmijëve të saj të mitur derisa ajo humbi vetëdijen.

Emisioni “Me zemër të hapur” ka siguruar video ekskluzive të momenteve kur gruaja me ndihmë të kalimtarëve i shpëton barbarisë së burrit dhe niset me autoambulancë për të marrë ndihmën mjekësore. Në studion e emisionit ka qenë një zonjë, e cila u bë dëshmitare okulare e kësaj ngjarje tronditëse.

“Nuk fola me gruan, pasi ishte në gjendje të fikti. Ndjeva që ndaj saj kishte racizëm. Kishte biznese dhe njerëz aty qe vetëm shikonin dhe nuk i vinin në ndihmë. Ishte e tmerrshme. Bashkëpunëtori im la makinën në rrugë dhe e gjurmoi agresorin e mbajti derisa erdhi policia. Pashe fëmijët e vegjël 1 dhe 2 vjeç. Ishin të pa veshur dhe të paushqyer. Më i vogli thërriste mami ndërsa më i rrituri i fshinte gjakun.

Faleminderit kësaj studio që më jep mundësinë të denoncoj këto raste. Më ka tronditur dhe rasti i nënës së abuzuar seksualisht në Grabian të Lushnjës. Nëna doli me legen të thyer dhe vdiq pas 2 javësh e vetme. Në varrimin e saj kanë qene vetëm 2 persona. Media e trajtoi shumë keq këtë rast.”, tha gruaja.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar, Leonard Berisha tha se ishte duke ikur në rrugë me makinë kur pa një burrë që goditi një grua pasi i mori disa të holla.

“Isha duke ikur në rrugë me makinë kur pashë një burrë që goditi gruan i mori paratë dhe u largua. Lashë makinën dhe e gjurmova e kapa i thashë; “Ndal, Policia”. Më tha më lër se kam hallet e mia. Ai pretendonte se gruaja e kishte tradhtuar prandaj e dhunoi. E mbajta për 6 minuta e gjysmë derisa erdhi policia dhe arrestoi.”, -pohoi ai.BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.