Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mesazhet e Reeker për Tiranën, Paskal Milo: Bashës mund t’i jetë kërkuar distancimi nga Berisha

17:43 / July 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paskal milo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si qëndrimin më të rëndësishëm të pas takimeve që ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker zhvilloi në Tiranë, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, veçon vendosjen e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri si një çështje të lidhur drejpërdrejt me sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pati një element të ri, që tani kjo luftë nuk lidhet më aq shumë me problemet e demokracisë brenda në Shqipëri dhe të shtetit ligjor, por me sigurinë kombëtare të SHBA-së, është një angazhim i madh që marrin SHBA-të në këtë front lufte në Shqipëri”, tha Milo.

Në nënvizimin që Ambasada Amerikane i bën në njoftimin e saj zyrtar luftës kundër korrupsionit, pasi DASH shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha me argumentin se është i përfshirë në vendimarrje korruptive, Paskal Milo, nuk e përjashton mundësinë që në takimin me kryedemokratin, Lulzim Bashës t’i jetë kërkuar distancimi nga Sali Berisha.

“Çdo gjë bën të mundur që kjo temë me liderin e PD-së të jetë diskutuar, sepse jo pa qëllim u nënvizua se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri vlerësohet si prioritare për t’i dhënë të mundur opinionit publik që ta kuptojë apo ta nënkuptojë që janë diskutuar çështje të kësaj natyre.”

Po aq vizita e diplomatit të lartë të SHBA-së dhe takimet me njerëz të drejtësisë që Vettingu i ka nxjerrë të pastër dhe për të cilën Amerika është investuar ekskluzivisht, janë parathënia e një sërë vendimmarrjeve të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar të shoqëruara në të ardhmen edhe me “non grata” të tjera.

“Unë mendoj se do të ketë, se paralajmërimet janë dhënë, se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri nuk bëhet vetëm duke shpallur një, dy ose tre persona “non grata”. Ka shumë të tjerë, ma merr mendja që janë në liste, por se kur kjo do të shpallen, kjo është çështje që varen nga veprime taktike për të mos e kthyer Shqipërinë në një tabelë qitje dhe për t’i dhënë një imazh negativ vendit edhe ne rang evropian.”

Në vizitën që pati në Tiranë, në agjendën e takimeve të Philip Reeker nuk ishte presidenti Ilir Meta.Ishte një vendim i qëllimshëm për t’i treguar kreut të shtetit se nuk gëzon mbështetjen e SHBA-së, apo për shkak të agjendës së ngarkuar siç u tha zyrtarisht nuk u krijua mundësia e një takimi me Ilir Metën, kjo do të mbetet në pas perdet e diplomacisë jo zyrtare.

“Diplomacia është sa e bukur, por aq e vështirë për ta kuptuar në raste të caktuara.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.