Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Myslim Murrizi tregon pseudonimet e deputetëve spiunë

17:52 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Myslim Murrizi ka folur në “Top Talk” për deputetët që bashkëpunojnë me Sigurimin e Shtetit duke thënë se kanë edhe pseudonime.

Murrizi tha se përdorin pseudonime të tipit “stilolapsi, profesori apo kërmilli”, ndërsa theksoi se as Rama, as Basha nuk kanë dërguar kandidatë për deputetë për tu verifikuar.

Murrizi: Unë nuk kam dy emra, kam vetëm një emër dhe nuk ka kartelë në asnjë arshivë të këtij vendi që të ketë emër të dytë për Myslym Murrizin siç kanë 31 deputetë që do të vijnë në shtator. Unë nuk jam spiun i sigurimit të shtetit se ky vend është marrë peng nga sigurimi i shtetit, ka drejtuar dhe dirigjuar elitat vendimmarrëse në politikë në 30 vite, përpos tij edhe shërbimet e huaja.

Ligji është një ligj hipokrit që kush ka këllqe mund të shkojë vetë për të kërkuar dosjen e tij, me vullnet të lirë. Është pikëpamje morale, por këta nuk njohin moral. Katër mbledhje rresht në grupin parlamentar i kam kërkuar kryetarit Basha se një nga anëtarët e autoriteteve dërgoi 43 formularë që t’i plotësojnë. Basha nuk e mbështet se ato që e rrethojnë i kanë shitur shpirtin dreqit. Basha e ka detyrim në statutin e PD, të ndryshuar me këmbënguljen e një grushti jo të vogël të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, pjesë të së cilëve kam qenë dhe unë që nuk duhet të jetë në kryesi, deputet, në këshill kombëtar apo kryesi dege asnjë bashkëpunëtor i sigurimit. Se bën. E pyeta unë Genta Sulën në parlament, sa individë kandidatë të ka sjellë Lul Basha dhe Edi Rama për të verifikuar? Zero. Cojnë stilolapsin, shishen e qumështit, Murrizin, kërmillin, pseudonime janë të gjitha këto, emra të dytë. Kë të çojnë? Profesorin?

Po ja meqë vijnë këta galaktikat, unë e provova me takatin sa kisha në opozitë. E futa ligjin për të pasur një ilustracion realist, jo hipokrit dhe mora 30 vite. Propozova ligjin që të dihet se kush janë, ta bëjë me dije KQZ që në Korcë kandidon “kërmilli”, në Shkodër nga PS kandidon “shala”. Nëse njerëzit e kanë qejf “kërmillin”, ku ta gjejmë…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.