Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kushtetuesja “skanon” ligjin për policinë

19:19 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë zgjidhje çështjes nëse Policia e Shtetit do të mbikqyrë qytetarët pa autorizim të prokurorisë dhe gjykatës.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatë, ky monitorim është kundërshtuar nga Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit, që janë edhe dy institucionet që ankimuan projektligjin. Ata kërkojnë të shfuqizohet neni 131, i cili parashikon përgjimin në ambiente publike. Pas debateve të shumta mes institucioneve, ky ligj është ndryshuar dy herë dhe fjala përgjim u zëvendësua me mbikëqyrje.

Gjatë argumentimit para togave të zeza, avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se ligji shkel parimet e hierarkisë, të drejtat, liritë e njeriut si dhe parimin e sigurisë juridike. Në të njëjtën linjë ishte edhe përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit Erinda Skëndaj, e cila tha se ky nen duhet të rrëzohet se mund të çojë në abuzime potenciale lidhur me të drejtën për një jetë private.

Këto argumente u hodhën poshtë nga përfaqësues së Kuvendit, të cilët u shprehen se ligji u ndryshua në funksion të parandalimit të veprave penale, ku termi gjurmim dhe përgjim janë sinonime të njëra-tjetrës. Pas disa orësh, duke dëgjuar argumentet e 6 palëve në këtë proces, togat e zeza të kushtetueses kanë mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe janë tërhequr për vendim. Tashmë pritet që vendimi të publikohet në faqen zyrtare të Kushtetueses, për të parë nëse ajo do t’i njohë të drejtën policisë të kryejë përgjime pa vendim gjykate e urdhër të prokurorit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.