Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lambda, varianti i ri i Covid-19, pse është shqetësues për OBSH-në

09:13 / July 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh 1 1 europianet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lambda, varianti i ri i koronavirusit  ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për shkak të mutacioneve disi “të pazakonta”.

Lambda, i njohur si C.37, u zbulua për herë të parë në Peru në dhjetor 2020 dhe është përhapur në 27 vende (në Europë). Varianti tani përbën rreth 82% të rasteve të reja në Peru, nga 50% në muajin mars dhe vetëm 0.5% në fund të vitit të kaluar.

Në Kili, Lambda tani përbën pothuajse një të tretën e rasteve të reja të reja të Covid-19, sipas Financial Times. Peruja ka vdekshmërinë më të madhe në botë për shkak të Covid-19, megjithëse shkencëtarët nuk janë ende të sigurt nëse mutacionet e Lambda janë më ngjitëse apo më vdekjeprurëse.

“Për momentin nuk ka asnjë provë që është më agresiv se variantet e tjera. Ekziston mundësia që varianti të ketë një shkallë më të lartë  transmetueshmërie, por nevojiten më shumë hulumtime,” tha Dr. Jairo Mendez Rico i Organizatës Shëndetësore.

Lambda, konsiderohet më pak shqetësues sesa katër variantet e tjera Alpha, Beta, Gamma dhe Delta që janë zbuluar fillimisht në Britani, Afrikë të Jugut, Brazil dhe Indi përkatësisht. Më 23 qershor, Zyra Britanike e Shëndetit Publik tha se nuk ka asnjë provë që Lambda shkakton simptoma më të rënda ose që i bën vaksinat më pak efektive.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës! Ka persona të lënduar

22:21 / October 5, 2026

Pas sulmeve nga Huthit, Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia bien dakort të vendosin trupa ushtarake në Mbretëri

21:39 / October 5, 2026

Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

15:44 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.