Kreu i SPAK, Arben Kraja në konferencën e përbashkët me autoritetet italiane, me prokurorin kombëtar të Antimafias dhe Antiterrorizmit Federico Cafiero De Raho tha se e rëndësishëm është përfshirja e bashkëpunëtorëve në këtë mega operacion.
“Është vërtetuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm në këtë lloj aktiviteti kriminal. Bëhet fjalë për prokurorë, punonjës policie, administrator të pushtetit lokal. Gjithashtu janë evidentuar dhe sekuestruar pasuri të konsiderueshme të luajtshme e të paluajtshme, aktivitete tregtare, që shkojnë në vlerën e miliona eurove. Gjithashtu tregues i rëndësishëm që duhet të vlerësojmë është përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë, kanë qenë katër të tillë”, tha Kraja, duke premtuar se këtij operacioni do i shkohet deri në fund.
