Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero de Raho në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e SPAK, Arben Kraja duke përmendur përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës tha se duhet një vëmendje më e madhe ndaj pabesueshmërisë së një pjese të institucioneve.
“Së bashku zbulojmë aspekte që kanë të bëjnë dhe me pabesueshmërinë e disa pjesë të institucioneve, ku vendet tona duhet të kenë një vëmendje të madhe. Më duhet të theksoj se bashkëpunimi i kryesuar nga EuroJust me kolegun Filippo Spezia ka ndihmuar në ndarjen e vazhdueshme të informacionit. Bashkëpunimi jonë Itali-SHqipëri dhe Shqipëri- Itali konsiston në detyrën për të goditur kriminalitetin. Kjo bën që njerëzit të kenë besim në strukturat e kësaj detyre delikate”, tha De Raho.
