Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e e një të afërmi të tij në fshatin Mashkullorë. Policia thotë se nuk ka shenja dhune dhe se dyshohet të ketë nderruar jetë për shkaqe natyrale.
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në banesën e një të afërmi, është gjetur i pajetë shtetasi E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.
