Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Kush është vajza që Yuri Kim i besoi fjalën përshëndetëse

16:24 / July 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dea rrozhani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pritjen që organizoi Ambasada Amerikane për 245- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Amerikës dhe 30- vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ra në sy e vetmja shqiptare që foli para të pranishmëve. Dea Rrozhani, vajza e njohur në fushën e teknologjisë dhe përfshirjes së vajzave në STEM ishte përzgjedhur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për të mbajtur fjalën përshëndetëse.
Duke prezantuar Dean ambasadorja Kim tha “Siç mund ta dinë disa nga ju, kremtimi ynë i Ditës së Pavarësisë zakonisht kërkon fjalim nga dikush që përfaqëson Shtetet e Bashkuara dhe nga dikush që përfaqëson Shqipërinë. Me sytë tanë të përqendruar fort në të ardhmen, a mund t’ju kërkoj të mirëprisni Dea Rrozhanin për të folur jo vetëm në emër të Shqipërisë, por në emër të së ardhmes. Dea erdhi për herë të parë në Këndin Amerikan në Tiranë kur ishte tetë vjeçe. Në vitin 2019, ekipi i Deas shkoi në Silicon Valley si përfaqësuesit shqiptarëa dhe fitoi sfidën globale të Technovation. Këtë vjeshtë, Dea do t’i bashkohet studentëve të vitit të parë në Universitetin e Pensilvanisë. E ardhmja është me të vërtetë e ndritshme.”
“Ndërsa unë dhe bashkëmoshatarët e mi nuk kemi qenë dëshmitarë as të rrethanave dhe të përpjekjeve të vazhdueshme e të jashtëzakonshme të kësaj rivendosjeje, ne jemi dëshimtarë më të fuqishëm të rezultateve të kësaj sinergjie” – tha ndër të tjera Dea në fjalën e saj duke treguar të pranishmëve punën e rëndësishme që Këndet Amerikane kanë bërë në të gjithë vendin për të fuqizuar rininë shqiptare.
Dea Rrozhani është programuese, dizajner dhe bashkëthemeluese e aplikacionit “GjejZa” të vlerësuar me Çmimin e Madh Technovation Global 2019.. “GjejZa” adreson dhunën me bazë gjinore dhe është krijuar për t’u ofruar vajzave dhe grave mundësi shërbimi, informimi dhe ndërgjegjësimi.
Dea e nisi rrugëtimin e saj në Këndin Amerikan në Tiranë kur ishte vetëm tetë vjeç, si anëtare e programit Klubi i Fëmijëve. Ajo vazhdoi duke qenë pjesë e programit Vajzat Technovation, fillimisht si studente dhe më vonë si bashkë-udhëheqëse, ambasadore e vajzave në STEM dhe trajnere. Më vonë, Dea drejtoi programin RoboTech në Këndin Amerikan në Tiranë, ku të rinjtë shqiptarë mësuan për robotët dhe teknologjinë. Gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, Dea ndihmoi edhe në Këndin Amerikan në Vlorë, duke udhëhequr ICT Bootcamp 1 dhe 2. Vendosmëria, pasioni, gatishmëria për të mësuar dhe për të ndarë njohuritë me bashkëmoshatarët e saj janë disa karakteristika të veçanta të cilat e bëjnë Dean një udhëheqëse të re shembullore dhe të suksesshme.
Dea Rrozhani është gjithashtu kapitene e Ekipit Kombëtar të Robotikës që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Botërore të Robotikës, First Global.
Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa” do të vazhdojë studimet në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Pensilvanisë (UPenn) ku është përzgjedhur në programin Penn World Scholars.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.