Edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha me foto nga protesta në një postim në Facebook këtë mëngjes ngul këmbë në vendimin e opozitës për të larguar qeverinë e Ramës.
Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim, thotë Basha.
Statusi i Bashës në FB
Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!
