Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndërtimet pa leje, Lame: Operacioni i prishjes së tyre do të vijojë në gjithë vendin!

22:19 / July 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Lame kreu i Kadastres 638x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar nga Pogradeci se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje dhe operacioni i shembjes së tyre do të shtrihet në të gjithë vendin nga Vermoshi në Konispol.

Lame tha se fillimisht është nisur me vijë bregdetare, por që do të shtrihet në të gjithë vendin. Gjithashtu Lame tha se do të nis dhe legalizimi i pallateve të braktisura pronarët e të cilëve kanë falimentuar dhe në mungesë të legalizimit nuk mund të shesin dot as hyrjet që kërkohen nga qytetarët.

“Legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Për fat të keq në qytete që ne i quajmë të kategorisë 2, procesi ka ecur më ngadalë, kjo sepse kanë më pak kapacitete teknike, megjithëse me ligjin 20/20 procedura është më e thjeshtuar sërish ka qenë më e vështirë dhe u desh të marrim eksperiencën e Tiranës dhe ta aplikonim në këto qytete. Prandaj tashmë jemi në Pogradec ku kemi nisur legalizimin e pallateve të braktisura dhe më duhet të them që këtu ka shumë pallate të tilla. Pallate që kanë shkelur lejen, kanë tejkaluar lejen e ndërtimit, janë fare pa leje, nuk gjejmë ndërtuesit apo ka falimemtuar ndërtuesi dhe i ka braktisur. E filluam në Pogradec me një rast të lehtë pasi kishim ndërtuesin, por ka shumë raste të vështira të tjera. Duke qenë se është qytet turistik dhe ka pallate të tilla që i shërbejnë fluksit të turizmit dhe për pasojë duke mos pasur legalizim dhe certifikatë pronësie nuk i shesin dot tek kërkuesit nga qytetet e tjera.

Në lidhje me hartën e ndërtimeve pa leje që do prishen ndërtime Lame thotë se është i gjithë territori nga Vermoshi deri në Konispol. Fakti që ka vijuar nga grykëderdhja e Bunës e deri në Ksamil, tregon se si proçes do të vazhdojë. Është vepruar me zonën bregdetare si fillim, pasi presioni i ndërtimit ka qenë më i madh, por për fat të keq ndëeërtime të tilla ka edhe në zona turistike liqenore, në theth, zona pyjore, parqe, parkun e Divjakës kështu që kjo punë midis shumë institucioneve policisë, inuk, kadastrës do vijojë edhe në këto zona. As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç’duhet, as nuk dua që njerzit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni. Kemi parë skena në Tv të dhimbshme duke i rënë kokës me grushte para kamerave kur të vjen fadroma tek dera dhe të thotë të kemi thënë 1,2,3 herë 5 apo 10 herë dhe e vetmja mënyrë për të dëgjuar është prishja më pas”, tha Lame.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

09:38 / October 27, 2026

Balla: Shteti do të mbulojë 70–100% të dëmeve për bizneset e prekura nga protestat

14:18 / October 25, 2026

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

10:40 / October 23, 2026

Raporti/ Doganat në 9 muaj humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat doganore

20:29 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.