Ermal Mamaqi ka postuar në instagram trailerin e filmmit të shumëpërfolur “Dy gisht mjaltë”, ku është protagonist me Elvana Gjatën. Gjatë trailerit pamë se marrin pjesë dhe aktorë të njohur të kinematografisë shqiptare si Koç Devole, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Marjana Kondi dhe Olta Daku.
Por në trailer bie në sy dhe një personazh i veçantë, që mesa duket paska mjaft aftësi të mira aktrimi. Flasim për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Skena e filmit është e tillë, ku Olta Daku, me veshjen e personazhit, qëllon me armë në një ceremoni celebrimi, ku çiftin e bashkon në dashurinë e tyre kryetari i bashkisë së Tiranës.
