Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Marijuana gati për t’u shitur, por “Segmenti” vë në pranga katër trafikantët (VIDEO)

10:40 / February 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksion filmash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona, pjesë të një gupi të strukturuar kriminal, që lidhej me organizimin, financimin dhe transportin e lëndëve narktoike në qarkun e Shkodrës.

Pas hetimeve të policisë së Shkodrës u arrestuan N. M. 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, D. D. 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, J. N. 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe A. T. 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër.

Aksioni i policisë u zhvillua në një makinë të parkuar afër një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku në mjetin tip “Audi” u gjetën 100 kg marijuanë. Droga ishte siguruar për trafik.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet me sukses operacioni policor “SEGMENTI”

Sekuestrohen nje sasi lënde narkotike e dyshuar Marijuanë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si grup i strukturuar kriminal.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D. V. P Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një pune të mirëfilltë operative policore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) në qarkun e Shkodrës, u finalizua me sukses operacioni policor “SEGMENTI“ dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. M. 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, D. D. 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, J. N. 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe A. T. 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .

Arrestimi i shtetasve të mësipërm pasi në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, gjatë veprimeve hetimore në automjetin tip “Audi ” i parkuar në afërsi të një karburanti, brënda të cilit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Marijuanë e cila rezultoi me peshë 100 (njëqind) kilogram 67 gram.

Në vijim të hetimeve në banesën e vjetër të shtetasit D. D.  është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike me peshë 222 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:100 kilogram e 289 gram lëndë e dyshuar narkotike, Marijuanë, 2 automjete dhe katër telefonë celularë.

Vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe destinacionin perfundimtar të kësaj linje trafiku të drogës.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

segmenti trafikantet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.