Drejtori teknik i matjanëve Klevis Gjoka u shpreh për tirananews.al se stafi teknik ka menduar që tani të sigurojë lojtarë cilësorë. Ai sqaroi se është rënë dakort me David Gjinollarin, Fabio Hasën e Alceks Dedgjonajn, lojtarë këto që blindojnë mbrojtjen e Burrelit për sezonin e ri.
“Jemi në bisedime me një portier nga Italia, një sulmues të kombëtares U-21 të Venezueles, një qendërmbrojtës brazilian dhe një mesfushor brazilian që ka luajtur në Maqedoni”, pohoi Gjoka.
Kështu blindohen krahët e mbrojtjes me Gjinollarin dhe Hasën, të cilët mendohet se janë më të mirët në tregun shqiptar për sezonet e ardhëshme.
Eshtë rënë dakort që skuadra e drejtuar nga Sajmir Patushi të grumbullohet me 20 korrik në “Liri Ballabani.”
