Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Si mësuesit të mos humbin punën? Propozimet e sindikatës pas uljes së numrit të regjistrimeve

19:59 / July 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mesuese shkolle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këtë vit shkollor të sapo mbyllur kishim rreth 28 mijë regjistrime më pak në arsim se vitin e shkuar.

Pothuajse në të njëjtën shifër është edhe krahasimi me vitin shkollor 2019 me atë të 2020. E kjo situatë sjell si rrjedhojë dhjetëra shkolla të mbyllura. Në kushtet e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve, Sindikata e pavarur e arsimit të Shqipërisë në një letër publike drejtuar ministres së arsimit, Evis Kushit thekson rrezikun e mësuesve për të humbur punën.

Bazuar në këtë problematikë si dhe me qëllimin për rritjen e cilësisë në arsim sindikata ka propozuar që të ulet norma mësimore e mësuesve të cilitdo profili lënde, në jo më shumë se 20 orë në javë . Gjithashtu ata kërkojnë që numri i nxënësve në klasa të mos jetë më shumë se 25 nxënës, raporton TCH.

Ndërsa theksojnë se duhet të bëjnë përjashtim shkollat që kanë në masë nxënës braktisës dhe ata që nuk e frekuentojnë shpesh mësimin, ku si numri i nxënësve në klasë dhe norma javore e mësuesve që punojnë me këta nxënës të jetë 15. Nga ana tjetër, Sindikata e Arsimit këshillon që mësuesit që janë në 5 vitet e fundit të punës t’u reduktohet norma mësimore javore, 5 orë më pak për ata që janë në vitin e fundit të punës, 4 orë për ata që kanë edhe dy vite punë, tre orë për mësuesit që ju kanë mbetur edhe 3 vite punë dhe kështu me radhë deri sa të dalin në pension, në mënyrë që mësuesit e vjetër të mos ngarkohen e atyre të rinjve t’iu jepet më shumë mundësi punësimi.

Rënia e regjistrimeve në arsim ( burimi INSTAT)

2016-17 2017-18 2018-19 2019-20 2020-21

677,818 652,592 641,161 612,534 584,616

Rreth 25 mijë nxënës më pak në 2017-2018 se në 2016-2017

12 mijë nxënës më pak në 2018-2019 se në 2017-2018
29 mijë nxënës më pak në 2019-2020 se në vitin 2018-2019
28 mijë nxënës më pak në 2020-2021 se në vitin 2019-2020

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.