Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Festivali i Futbollit 2021” mbërrin në Pogradec, “show” futbolli buzë liqenit

20:09 / July 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AP 5850
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas “premierës” në Korçë pak ditë më parë, “Festivali i Futbollit 2021” i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në qytetin e Pogradecit, duke tërhequr djem e vajza të shumtë në numër që janë mbledhur në sheshin kryesor për t’u argëtuar me lojën e bukur të futbollit. Eventi është organizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, që ka mbështetur këtë nismë ashtu si edhe në Korçë ku kjo iniciativë ka gjetur suportin e pushtetit vendor.

Për më shumë se një orë dhjetëra djem e vajza, të cilët e kanë pasion futbollit, kanë treguar aftësitë e tyre në fushën e improvizuar në qendër të qytetit nën drejtimin e disa prej trajnerëve të moshave të Pogradecit. Festivali ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e shumë qytetarëve të Pogradecit, fëmijëve, por edhe turistëve të shumtë që pushojnë gjatë verës në qytetin turistik.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, zyrtarë të FSHF-së si edhe përfaqësues të Bashkisë së Pogradecit. Në përshëndetjen e tij para të pranishmëve Demollari vlerësoi nismën e FSHF-së dhe i ftoi të gjithë djemtë dhe vajzat e Pogradecit, që të merren sa më shumë me futboll.

“Ky aktivitet është një risi e ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Futbollit në vendin tonë, ndërkohë që edhe nëpër botë po bëhet popullore. Së shpejti Festivali i Futbollit do të mbërrijë edhe në qytete të tjera të vendit për kënaqësinë e të gjithë djemve dhe vajzave tona. Ne e kemi lançuar këtë aktivitet në Korçë dhe tani jemi në qytetin e bukur të Pogradecit, një qytet futbolldashës. Futbolli është një lojë e bukur, loja më e dashur në botë. Sporti është mbi të gjitha edukativ, kështu që krahas shkollës unë ju bëj apel të merreni dhe me sport e konkretisht me futbollin. Merruni sa më shumë me sport dhe futboll, sepse do t’u japë gjithmonë energji pozitive dhe do t’ju mbajë të shëndetshëm”, – tha Demollari. 

AP 5909 1024x683 1
AP 5815 1024x683 2
AP 5957 1024x683 1
AP 5869 1024x683 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.