Kryeministri Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një informacion të rëndësishëm për të gjithë fermerët.
Rama përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook ka publikuar disa nga përfitimet që kanë tashmë fermerët.
Kreu i qeverisë në postimin e tij shkruan se në video janë dhënë me detaje përfitimet që kanë marrë fermerët falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.
