Mes 11 të arrestuarve sot në qytetin e Lushnjës nga SPAK për tenderin korruptiv prej 24 milionë lekësh të reja për rehabilitimin e kanalit ujitës, bashkë me kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, ishte edhe Bujar Murati, administratori i “Euro Alb”.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet, pasi është prangosur edhe në vitin 2009 për abuzim me tenderat publikë. Në atë kohë Murati ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike.
Sipas hetimeve që po kryheshin për tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave blu, i arrestuar mbeti edhe Bujar Murati, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme.
Asokohe prokuroria u shpreh se kater biznesmenët e kompanive i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat. Ndërsa sot ai u arrestua si administrator i “Euro alb” që përfitonte fonde publike. Kjo kompani ka qenë e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj.
Murati, pronari kompanisë akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve “kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.