Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ruçi mban fjalën e fundit në Kuvend: Legjislatura e reformës në drejtësi

10:12 / July 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kuvendit Gramos Ruçi ka mbajtur fjalën e tij të fundit në seancën plenare si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se më herët ai bëri të ditur se do të tërhiqet nga politika aktive. Ruçi tha se kjo legjislaturë ishte një kantier i madh produktiv, ishte legjislatura e reformës në drejtësi dhe sfidës së madhe të pandemisë.

“Më lejoni të përmend disa vlerësimet të miat. Kjo ishte legjislatura e 10-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar ku vlerësuam kontribuuam. Kjo legjislaturë ishte një kantier i madh. Ishte legjislatura e votimit të reformës në drejtësi. Legjislatura e kryerjes së reformës zgjedhore dhe ajo që ngriti një nivel të ri dhe bashkëkohor të funksionit monitorues. Kuvendi u hap më shumë ndaj mediave dhe grupeve të interesit. Ishte legjislatura e përballimit të pandemisë dhe tërmetit. Miratuam 487 ligje prej të cilave 424 propozime të qeverisë, tre propozime të përbashkëta mes qeverisë dhe deputetëve. 317 prej tyre u miratuan me shumicë të thjeshtë. Sipas tipologjisë kemi miratuar ligje bazë, shtesa, akte normative dhe rafitikime. Kemi miratuar ligje për të cilat kishte nevojë vendi. Kuvendi miratoi për herë të parë planet e zhvillimit strategjik.

Ky plan është udhërfyes që ndërthur vizionin dhe vlerat themelore, si dhe masat konkrete për zhvillimin e kuvendit. Këto ligje kontribuan në rritje e eficencës së sistemit të drejtësisë. Në kuadrin e reformës në drejtësisë Kuvendi ushtroi detyrimet e veta në ngritjen e organeve të reja. Zgjodhëm anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke nxitur edhe institucionet e tjera të realizojnë detyrimet e tyre. Kuvendi zgjodhi ILD, prokurorin e Përgjithshëm. Gjatë kësaj legjislature u ngrit SPAK dhe BKH që kanë filluar nga puna. Në mars 2020 Komisioni Europian mori vendimin e shumëpritur. Në korrik 2019 Kuvendi miratoi ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Gjatë kësaj legjislature Kuvendi dhe miratoi ligje për përafrimin.

Komisioni për Integrimin Europian ka shqyrtuar 52 projektligje. Risi, është hartimi dhe publikimi i manualit mbi sistemin e kontrollit në nivel parlamentar të realizuar në vitin 2018. Kuvendi në partneritet me BE dhe partnerë të tjerë adresoi rekomandimet që lidheshin me parandalimin e korrupsionit. Para disa vitesh burokratët europian kërkonin më shumë. Sot e kanë humbur këtë burokraci. Deri para pak vitesh vendet tona paragjykoheshin, ndërsa sot janë çliruar prej këtyre paragjykimeve. Ne shqiptarët nuk jemi as të inatosur dhe as pesimistë. Thelbësore është që kalendari jonë europian të ndërtohet këtu në Shqipëri. Duhet të krijojmë Europën këtu ku jemi”, u shpreh ai.

Vijon…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

10:56 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.