Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se femrat mund ta kuptojnë se partneri i tyre i ka tradhtuar, vetëm duke e vështruar atë për tre sekonda.
Sipas studimit kjo ndodh nëse një femër shikon një foto të partnerit të saj, pasi ai ka kryer marrëdhënie me një femër tjetër.
Tracey Cox, ekspertja e seksit dhe raporteve familjare që ka udhëhequr këtë studim, ka treguar më tej se si ndodh kjo gjë.
Ajo thotë se duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit një femër mund ta zbulojë për tre sekonda, kur një mashkull e ka tradhtuar.
Janë vetëm dy shenja që tregojnë se një mashkull ju ka tradhtuar. Së pari nëse ai ka dalë në foto me flegrat e hundës më hapur se zakonisht.
Dhe së dyti nëse ai ka dalë me flokë të pa rregullt në foto filloni të keni dyshime sepse mund të mos jetë dhe aq besnik ndaj jush.