Skena surreale në fund të gjysmëfinales mes Italisë dhe Spanjës e cila i dha të kaltërve kualifikimin për në finalen e së dielës në Wembley. Bonucci shkoi të festojë nën kthesën e tifozëve italianë, por një punonjës i sigurisë e ngatërroi me një tifoz që mezi priste të hynte në fushë dhe u përpoq ta ndalonte. Mbrojtësi i Italisë e pa shtrembër dhe vazhdoi vrapin drejt shokëve të tij.
Por një tifoz ia doli të bëhet pjesë e festimeve të ekipit italian duke i shpëtuar sigurisë në Wembley. Për fat të mirë ai që dalloi tifozin e cmendur nga gëzimi që i ishte bashkuar festës së të kaltërve ishte Verratti, që ashtu si dallohet në një video që menjëherë u bë virale në mediat sociale i drejtohej tifozit me shprehjen klasike “E ti kush k**in je?”. Disa sekonda më vonë personi u largua nga fusha, por jo para se të realizonte ëndrrën për të festuar me lojtarët e Mancinit.
SCUSATE MA VERRATTI CHE FESTEGGIA CON UN INVASORE E POI SE NE ACCORGE E FA
— Ally 🖤 (@_lnLoveWithLou_) July 7, 2021
“Ma chi è?🤌🏻”
STO MORENDOOO #ItaliaSpagna #ita #EURO2020 pic.twitter.com/95XAcvUzHV
