Simone Inzaghi foli të mërkurën për herë të parë si trajner i Inter. Zikaltërit janë kampionë në fuqi dhe objektivi sipas tij është të mbrohet titulli.
“Synimi është që të vijojë me suksese. Erdha te një ekip që ka fituar titullin që ka lojtarë të mirë dhe entuziastë. Takova edhe tifozët dhe më thanë që është një ekip që jep gjithçka në fushë dhe kështu do të jetë”.
Trajneri i Inter tha se drejtuesit i kanë premtuar një ekip të fortë dhe konkurrues në çdo turne. Inzaghi foli edhe për synimin në kupat e Europës.
“Synimi është që të kalojmë mes sukses fazën e grupeve në Champions. Kohët e fundit Inter nuk e ka arritur prej fatit të keq dhe ndonjë dëmtimi. Duhet të jemi gati që të luajmë çdo 3 ditë”.
Simone Inzaghi zëvendësoi Antonio Conte tek Inter, i cili u largua menjëherë pas suksesit në kampionat.
