Ministria ruse e mbrojtjes publikoi sot pamjet ku dy gjuajtësit e saj Sukhoi Su-30 shoqëronin nga afër avionin ushtarak transporues amerikan Boeing P-8 Poseidon, gjatë patrullimit mbi Detin e Zi, që sipas Moskës po i afrohej kufijve të hapësirës ajrore ruse.
Autoritetet thanë se ngritën dy gjuajtësit kur në radarë u pikas objektivi që i afrohej hapësirës ajrore ruse.
“Gjuajtësit identifikuan objektivin ajror si Boeing P-8 Poseidon dhe e shoqëruan mbi Detin e Zi”, tha këshilli i mbrojtjes.
Avionët Poseidon kanë nisur shërbimin me marinën e SHBA në 2013, dhe kryejnë operacione kundër anijeve e nëndetëseve.
