Pas disa mrekullive, Danimarka bie ndaj Anglisë. Skuadra e Southgate gjen avantazhin.
Sterling merr krahun në të djathtë, Maehle e pengon: për Makkiele nuk ka dyshime dhe penallti.
Më pas vjen edhe konfirmimi i VAR që ka analizuar rastin.
Nga pika e bardhë shkon kapiteni Harry Kane, i cili godet në të majtën e portierit Kasper Schmeichel, që bën mrekullinë duke e pritur por topi mbetet aty dhe me fat sulmuesi i Tottenham e çon në rrjetë duke shpërthyer tifozerinë angleze në stadium.
