Duket se zyrtarisht ka një traditë të re përsa i përket festimit pas mbylljes së ceremonisë së çmimeve Oscars. Siç ju bëmë me dijeni edhe në nje artikull te meparshem, Beyonce dhe Jay- Z organizuan një festë sekrete fill pas eventit prestigjioz, ku u sigurua të ofrohej një ambient i rehatshëm, pa kamera e celularë dhe nën praninë e ajkës së Hollywood- it (të ftuarit u miratuan nga vetë çifti).
VIP- at që morën pjesë ishin:
Është viti i dytë që dyshja Beyonce- Jay- Z vazhdojnë një traditë të tillë dhe emri i festës qe i njëjtë me atë të viti të shkuar: The Gold Party “Festa e Artë”. Sërish, garazhi i rezortit Chateau Marmont u shndërrua në vendin që strehoi dhe argëtoi VIP- at, të cilët u njoftuan vetëm pak orë më parë se ku do mbahej festa (ndonëse vendi ishte i njëjtë me vitin e shkuar). Pavarësisht se nuk u lejua prania e fotografëve raportohet se garazhi u pushtua nga të famshmit që festuan deri në orën 6 të mëngjesit.
Për të vazhduar me Jessica Alba- n, Jennifer Hudson- in, Ciara- n, Idris Elba- n e shumë të tjerë. Anabelmagazine