Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Britania e Madhe dhe Shqipëria marrëveshje për dëbimin e “mashtruesve”

09:25 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
priti patel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel ka firmosur një marrëveshje me strukturat e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, për dëbimin e “mashtruesve” dhe kriminelëve.

Sipas medias britanike, The Telegraph, gjatë një udhëtimi dy-ditor në Shqipëri, Sekretarja e Brendshme, Patel gjithashtu takoi kryeministrin Edi Rama dhe diskutoi mbi përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar krimin e rëndë të organizuar, përfshirë trafikimin e drogës dhe krimin e imigracionit.

Për Patel, kriminelët si dhe ata që nuk arrijnë të marrin azil nga Shqipëria do të përballen me një kthim më të shpejtë në vendin e tyre. Kjo, nën një marrëveshje të re pas Brexit të siguruar nga Priti Patel mbrëmjen e 8 korrikut.

Marrëveshja do ta bëjë më të lehtë deportimin e shkelësve të dënuar.

Kjo do ta bëjë gjithashtu më të thjeshtë lëvizjen e azilkërkuesve shqiptarë që janë refuzuar dhe atyre që i kanë vizat e mbartura.

Marrëveshja u finalizua, sipas The Telegraph, nga Patel gjatë një vizite zyrtare në Tiranë.

“Kjo do të bëjë që procesi i transferimit të kriminelëve shqiptarë dhe atyre që janë në konflikt me statusin e tyre të imigracionit të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë”, thanë burime të Home Office për The Telegraph.

Marrëveshja e re vjen në mes të shqetësimit në rritje për numrin e shtetasve të huaj në burg në Angli dhe Uells. Një në tetë të burgosur është shtetas jo-britanikë, ose 9 mijë 850 persona nga 78 mijë që gjenden prapa hekurave.

Zyrtarët thanë se kjo do të ‘forconte rregullimet ekzistuese që Mbretëria e Bashkuar (MB) ka, për të larguar shtetasit shqiptarë që nuk kanë të drejtë të jenë në MB’.

Patel u shpreh ndër të tjera se mbetet e vendosur që të rregullojë sistemin britanik të imigracionit, të ndalojë hyrjen e paligjshme dhe të heqë ato që nuk kanë të drejtë të jenë në MB “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.