Regjistrimi i tokës bujqësore ishte porosia e radhës e kryeministrit Rama për kryebashkiakët. Ai tha se nuk do të pranojë më të marrë asnjë kosto publike për zvarritjen e mëtejshme të këtij procesi dhe se duhet të mbyllet brenda mandatit të tretë.
Rama: Nuk do pranojnë më të marrin asnjë kosto publike për zvarrimin e mëtejshme t këtij procesi. Del e tepron mirëkuptimi që keni pasur deri më sot, dhe justifikimi me të gjithë argumentet përkatës që i kemi bërë
Regjistrimi tokë bujqësore të përfundojë brenda mandatit të tretë.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ju është drejtuar dy herë në 7 tetor të 2020 dhe në 30 mars të 2021. Vetëm 10% e bashkive e kanë kryer pjesërisht këtë detyrë, konkretisht vetëm 9 bashki kanë dorëzuar dokumentacion ndërsa 52 jo vetëm që nuk kanë dorëzuar po nuk kanë dhënë asnjë shenjë të lexueshme që po merren me këtë punë. Dua tu kujtoj këtu që me ndarjen e re administrative ne 2016-tën bashkitë morën detyrimin që të kryejnë mbledhjen e arkivave të trashëguara të ish-komunave. Nuk e kanë bërë akoma deri më sot. Tani nuk bëhet dot regjistrimi përfundimtar i tokës bujqësore për në dynja njerëz që dalin nga shtëpia pa u gdhirë dhe që i lënë dhe i gjejnë fëmijët në gjumë për të punuar tokën. Për një ekonomi që nuk mund të zhvillohet me gjithë forcën e mundshme për shkak të mungesës së titujve të pronësisë që pengojnë transaksionet, shitjet e blerjet”, tha ai.
