Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku tregon se çfarë po ndodh në Fier, mjeku: Kujdes nga pickimet e tyre! Janë më toksike se gjarpërinjtë

16:36 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjate diteve te fundit per shkak te temperaturave te larta dhe thatesire
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë ditëve të fundit për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës është rritur numri i rasteve të pickimit nga merimangat dhe nga gjarpërinjtë në disa zona të Fierit. Mësohet se vetëm gjatë javës së fundit kanë mbërritur në spitalin e Fierit 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe nepërkës. Mjeku toksikolog, Lulëzim Banushaj ka treguar për mediat se disa prej pacientëve kanë ardhur në gjendje të rëndë në spital, por falë ndërhyrjes së shpejtë i kanë shpëtuar vdekjes. Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

Mjeku toksikolog ka shpjeguar se në këtë periudë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës.

“Sivjet ka më tepër raste, sidomos me merimangë. Kemi pasur rreth 10 raste me merimangë. Merimanga të ndryshme, por të rënda për arsye të vapës dhe të thatësirës merimangat janë bërë shumë toksike. Duhet thënë dhe sensibilizuar që merimanga është më helmuese se zvarranikët. Vijnë në gjendje shoku toksik, pa puls, pa tension, me dhimbje shumë të forta të gjoksit dhe dhimbje muskulare-skeletike. Kryesisht dhimbje të forta mesi dhe eksternaliteteve inferiore. Në spitalin e Fierit nuk ka pasur humbje jete, por raste të rënda nuk ka pasur. Kryesisht ndodhin gjatë punëve bujqësore, në kopshte personale ose në ara dhe duke mos zbatuar rregullat e sigurimit që edhe i kemi porositur të ruhen”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.