Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për përdorimin e fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike, në zonat e reja për zhvillim në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat”, Bashkia Tiranë”.
Sipas këtij vendimi, “përdorimi i fondit për vitin 2021 të jetë në masën 990 233 627 lekë dhe i transferohet Bashkisë Tiranë për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike, në zonat e reja për zhvillim në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat”, Bashkia Tiranë, në formën e transfertës së pakushtëzuar”.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë.
