Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Jeni jashtë orarit”/ Kontrolle në 5 qytete! Policia nuk e kursen gjobat, u jep shoferëve fletushkat me nga 3000 lekë

23:48 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamionet1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore ka gjobitur drejtuesit e 56 kamionëve në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë me masë administrative 3000 lekë secili për shkelje të urdhrit të lëvizjes gjatë sezonit turistik. Kufizimi i lëvizjes ka filluar nga data 15 qershor 2021 deri në 15 shtator 2021.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Vijojnë kontrollet permanente nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Brendshëm, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat vendore të Policisë janë planifikuar dhe janë marrë masat shtesë gjatë sezonit turistik edhe përkufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe festave zyrtare.

Për këtë, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve duke filluar nga data 15 qershor 2021 deri në 15 shtator 2021.

Në vlerësim edhe të shqetësimeve që vijnë nga qytetarët, Policia Rrugore po ushtron kontrolle për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik.

Si rezultat i kontrolleve, mbrëmjen e sotme janë ndëshkuar me masë adiminstrative nga Policia Rrugore e DVP Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier e Vlorë, drejtuesit e 56 kamionëve, me masë administrative 3000 lekë secili.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

gjobat kontrolle shofereve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.