Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nis puna për zëvendësimin e tapetit, “Air Albania” gati në shtator

11:40 / July 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nis puna per zevendesimin e tapetit Air Albania gati ne shtator
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur që prej ditës së premte puna për heqjen e tapetit të vjetër në fushën e stadiumit kombëtar “Air Albania”, që do të zëvendësohet me tapetin e ri të barit dhe gjithçka të jetë gati për në muajin shtator, kur Shqipëria do të rinisë fushatën e ndeshjeve eliminatore kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Procesi i heqjes së tapetit të vjetër si dhe rregullimi i bazamentit zgjat nga shtatë deri në nëntë ditë dhe për këtë, një grup i posaçëm po punon intensivisht dhe me ritme të larta pune. Tapeti i ri që do të vendoset do të ketë në përbërjen e tij bar hibrid dhe bar natyral.

Në një prononcim të dhënë për fshf.org, administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri,është shprehur se pas heqjes së tapetit dhe rregullimit të bazamentit, do të vijojë puna për shtrimin e tapetit hibrid, duke theksuar se ky është një proces që do kohë, por që do të jetë gati për muajin shtator.

“Kemi filluar nga dita e djeshme heqjen e tapetit të vjetër, proces i cili sëbashku me rregullimin e bazamentit do të dojë një kohë nga shtatë deri në nëntë ditë. Më pas do të procedohet me instalimin e tapetit hibrid, i cili do të mbillet me farën e barit.

Normalisht është një proces që kërkon dy muaj kohë, por ne jemi duke i afruar proceset me njëra-tjetrën dhe besoj se në datën 5 shtator për ndeshjen e parë që Shqipëria do të luajë këtu ndaj Hungarisë, fusha do të jetë gati dhe në gjëndje optimale” – shprehet Tomorri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.